Ilir Alimehmeti: Çifti duhet ti nisë fëmijët më herët! Kam 2 vajza por do doja 3…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 11:48
Kandidati i PD për Tiranës, Ilir Alimehmeti në një bashkëbisedim me zëdhënësen e PD, Floriana Garo dha mesazhe të forta pro familjes.
Alimehmeti u shpreh se çiftet duhet ti nisin fëmijët më herët.
Alimehmeti: Unë kam dy vajza, i kam shumë të mira por do doja të kisha tre.
Që të kesh tre do të thotë që duhet ti kësh nisur që më herët.
Femrat e reja kur bëhen me fëmijë bëhen më shumë efiçente.
Ngarkesat menaxhohen nëse fillon dhe vendos prioritete.
Nëse prioritet është familja dhe prioritet është puna, unë mendoj se pastaj burrë dhe grua krijojnë atë ekuilibrin.
