Xhixho publikon VIDEON: Ja ku kanë shkuar fondet e fermerëve shqiptarë! Më 11 maj ndëshkojmë këtë qeveri të korruptuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 09:13
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, njëherësh dhe kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit deklaron se më 11 maj ndëshkojmë këtë qeveri të korruptuar që rrënoi bujqësinë!
MESAZHI I XHIXHOS
Ja ku kanë shkuar fondet e fermerëve shqiptarë! Gjithmonë te fasada dhe asnjëherë atje ku ka vërtet nevojë.
Kjo është filozofia e një qeverisjeje 12-vjeçare: Fasadë dhe propagandë nga njëra anë, fermerë që falimentojnë nga ana tjetër.
Më 11 maj ndëshkojmë këtë qeveri të korruptuar që rrënoi bujqësinë!
