Sulmuesi i Interit rrezikon derbin me Milanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 15:59
Marcus Thuram i është nënshtruar sot testeve mjekësore, raporton klubi i Interit.
Zikaltrit njoftojnë se Thuram ka lodhje muskulore në pjesën e brendshme të kofshës së majtë.
Stafi mjekësor do të shohë situatën e tij në vazhdim.
Për këtë, Thuram do të humbasë ndeshjen e rëndësishme me Bolonjën në Seria A.
Tashmë mbetet në dyshim ajo e kthimit në Kupën e Italisë ndaj Milanit.
Ky takim është i programuar më 23 prill në orën 21:00.
27-vjeçari i përfaqësueses së Francës është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën e Inzaghit.
Vetëm në këtë sezon të Serie A ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 7 të tjerë, ndërsa Interi kryeson renditjen.
