Një mbrëmje magjike po përgatitet në horizont… "Tridenti" Messi-Tevez-CR7 në "Bombonera" për "lamtumirën" e ...

Nuk ka ndodhur ende, por tifozët e futbollit mund të shohin diçka që deri më tani ka qenë vetëm një ëndërr: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo duke luajtur së bashku në të njëjtën skuadër.

Dhe jo në një stadium dosido, por në “La Bombonera”, stadiumin legjendar të Boca Juniors, për të formuar një “trident” ëndrrash me Carlos Tevez.

Ish-sulmuesi i Juventusit, aktualisht trajner, ka konfirmuar se është duke përgatitur ndeshjen e tij të lamtumirës, një ngjarje që mund të bëjë bashkë yjet më të mëdhenj të futbollit.

“Është diçka që kam dashur ta bëj prej kohësh. Do të ishte e bukur ta mbyllja një cikël kështu. Mendoj se do të ndodhë, duhet të ndodhë. Nuk kemi folur ende për këtë, por do ta bëj, me shumë gjasë do ta bëj. Duhet vetëm të gjejmë kohën e duhur. Nuk është e lehtë”, – u shpreh Tevez për “Olga”.

Në karrierën e tij, Tevez ka ndarë dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon te Manchester United, dhe me Leo Messin në kombëtaren argjentinase. Duke qeshur, shtoi: “Do t’i bëj të takohen, do t’i kërkoj vetë. I kam të ruajtur në WhatsApp si CR7, edhe Leon”.

Më tej, ai përmendi disa nga emrat që nuk duhet të mungojnë në këtë festë të madhe të futbollit: “Wayne Rooney dhe Van der Sar nga njëra anë, Buffon nga ana tjetër. Rio Ferdinand, Vidic, Chiellini, Bonucci, Patrice Evra ("vëllai im nuk mund të mungojë"), Pirlo, Paul Scholes, Riquelme dhe natyrisht Messi e Cristiano Ronaldo”.

Në fund, një anekdotë e bukur për kohën te Manchester United me Evra dhe Ji-Sung Park: “Kam qeshur pa fund në atë ekip, sepse kishim një korean si Park, Evra që ishte francez, unë që s’kuptoja asnjë fjalë anglisht, dhe Patrice që i fliste të tria gjuhët. Qeshnim gjithë kohës. Të gjithë na shikonin e pyesnin: Si kuptohen këta të tre?”

Një mbrëmje magjike po përgatitet në horizont… dhe ndoshta për herë të parë do të shohim Messin e Ronaldon së bashku, për t’i dhënë lamtumirën një legjende si Tevez./Noa.al