Messi mahnitet nga Lamine Yamal: Do rritet në lojën e tij... ashtu si unë

Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Mesi, ka folur për “Simplemente Futbol” në kanalin e YouTube, për ngritjen e Lamine Yamal në futbollin profesionist.

Ai e konsideron spanjollin si një nga më të mirët në botë.

“Fëmijët shikojnë dhe imitojnë gjithçka, i njohin të gjithë dhe i ndjekin të gjithë, sepse flasin për lojtarët aktualë si Mbape, Vinicius, Haland, Levandovski dhe Lamine Yamal.

Të jesh kaq i ri është shumë mirë. Seriozisht, është e pabesueshme. Është mbresëlënëse ajo që Yamal po tregon, çfarë po bën dhe çfarë ka bërë tashmë.

Ai tashmë ka qenë kampion i Europës me Spanjën.

Ai është vetëm 17 vjeç, mes një procesi rritjeje dhe do të vazhdojë të rritet si lojtar dhe të kontribuojë në lojën e tij, ashtu si unë. Ka cilësi të jashtëzakonshme dhe është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë”, përfundoi argjentinasi.