Asnjë ekip gjerman në gjysmëfinalet e Kupave të Europës, nuk ndodhte që prej këtij sezoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 14:33
Tre kompeticionet e Europës (Liga e Kampioneve, Liga e Europës dhe Liga e Konferencës) kanë mbërritur në një fazë shumë të rëndësishme, në gjysmëfinale.
Për herë të parë që nga sezoni 2020-2021, asnjë ekip i Bundesligës nuk është pjesë e këtyre turneve në këtë raund.
Bajerni i Mynihut u eliminua nga Interi në Champions, Borusa nga Barcelona dhe Frankfurti doli jashtë kompeticionit pasi u mposht nga Totenhemi.
Në 2020-2021, bavarezët u eliminuan nga PSG-ja në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve ndërsa Dortmundi nga Mançester Siti.
