Lautaro, gjithnjë e më shumë në historinë e Interit. I pari i huaj me 150 gola, rekord edhe në Champions
Lautaro Martínez vazhdon të shkruajë historinë e Interit me gola dhe rekorde. Me golin e shënuar të mërkurën mbrëma ndaj Bayern Munich, sulmuesi argjentinas ka arritur kuotën e 150 golave me fanellën zikaltër, në të gjitha kompeticionet.
Asnjë lojtar i huaj nuk e kishte arritur më parë këtë shifër, teksa vetëm pesë legjenda të klubit në fjalë mund të krenohen me një bilanc të ngjashëm: Meazza, Boninsegna, Nyers, Altobelli dhe Mazzola.
Ky rekord mbresëlënës statistikor është vetëm një pjesë e tregimit për rekordin eamerikano-jugorit. Lautaro është gjithashtu lojtari i parë në historinë e Interit që ka shënuar në 5 ndeshje radhazi në Champions League.
Me 8 gola të shënuar në këtë edicion, kapiteni zikaltër është vetëm një hap larg rekordit absolut të klubit ku bën pjesë në garën më të rëndësishme europiane: Hernán Crespo realizoi 9 gola në sezonin 2002/03, ndërsa Samuel Eto’o u ndal në 8 gola në sezonin 2010/11.
Krahasimi me emra të tillë e vendos tashmë mes gjigantëve të historisë së Interit dhe konfirmon se ky është versioni më i mirë i Lautaros që është parë ndonjëherë, si në saktësinë përpara portës, ashtu edhe në lidership.
Në momentin më vendimtar të sezonit, Interi i besohet kapitenit të vet. Dhe ai, si gjithmonë, përgjigjet me gola, personalitet dhe urinë e një lojtari që dëshiron të shkruajë faqe të reja në histori.
Dhe nuk ka frikë ta shprehë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë. "Do ta kujtojmë gjatë këtë ndeshje, – deklaroi mbrëmë pas fishkëllimës së fundit ndaj Bayernit në “San Siro”. – Kjo skuadër i ka bol*t kaq të mëdhaja".

