Maliq, makina përplas fëmijën, 9-vjeçarja përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 18:46
Një aksident ka ndodhur në Maliq.
Raportohet për një fëmijë të aksidentuar nga makina.
Policia ka shkruar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa mësohet se fëmija 9-vjeçar është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Me shtetasin F. B., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
