Aksidenti me tre të plago*ur në aksin Kukës-Krumë, arrestohet drejtuesi 27-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 16:47
Policia e Kukësit ka arrestuar drejtuesin 27-vjeçarin, i cili shkaktoi aksident me 3 të plagosur në aksin Kukës-Krumë.
Ngjarja ndodhi të mërkurën e 16 prillit, rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Sefoll”.
27-vjeçari humbi kontrollin mbi drejtimin e automjeti dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. T.
Nga aksidenti u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
