Zjarr në një lokal veror në Vlorë, digj*n çadra dhe shezlonge, zjarrfikësja në vendngjarje

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një lokal veror buzë plazhit në Vlorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë çadrat dhe shezlongët, si dhe ambientet e ndërtuara me materiale druri, të cilat janë djegur plotësisht.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, por nuk përjashtohet mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme.