"Nëse gratë dhe vajzat dibrane nuk marrin komandën, PS nuk fiton kurrë në këtë qark", Rama: Më 12 maj, Dibra do gdhihet rozë
Rama: Kam ardhur që me gurët e poshtëm të lëvizim gjithë gurët e epërm. Nuk ka nevojë për fjalë të shkruar po dua tju them që sot kur sapo hyra më është kujtu takimi i parë i PS së Dibrës. Takimi i parë ishte me gjithë burra. Njëri hudh tjetri prit. Nuk merrja vesh se ca thonin, me kë e kishin e ku donin me dal. Kuptova vetem që budallai jam unë. Sot isha ulur te bulevardi dhe i thashë Astrit Ademit, ti asnjëhere se ke besu se nëse ktu nuk e marrin gratë dibrane komandën, PS nuk fiton kurrë. Gjithë kjo pamje ishte e paimagjinueshme 10 vjet përpara. Kjo është pamja e fitores tonë. Dhe unë deri para se ta shifja nuk e besoja. Ajo që është se më 11 maj falë vajzave dhe grave të Dibrës, Dibra do votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do gdhihet rozë. Dibra dhe Shqipëria dhe Europa është grua. PS mbështetjen dhe themelin me të fortë ka gratë dhe vajzat.