Rama prezanton programin për sportin në "Shqipëri 2030: Nuk mjafton basketi dhe volejbolli, koha për të zgjeruar lëvizjen sportive
Rama: Sot ne kemi afro 400 palestra. Janë 12 mije fëmijë të angazhuar në lëvizjes sportive në shkolla. Ne duhet të rrisim dhe numrin e disiplinës sportive, jo vetëm basketboll e volejboll. Të kuptojmë si mund të ndërtohen nuklet në cdo bashki për mundjen, peshëngritjen. Duhet të rrisim kapacitetet e edukimit, numrin e trajnerëve dhe të përmirësojmë metodologjinë. Gjëja tjetër që dua të theksoj është që infrastruktura ka nevoja akoma shumë. Kemi çuar përpara 3 projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit. Do zhvillohen me partneritet privat si stadiumi Stelman Stermasi. Kemi filluar dhe procesin për Pallatin e Sportit. Besoj që nuk mund të rrimë me vendnumëro vetëm me një pistë atletike. Duhet të krijojmë një hapësirë edhe për atletikën. Se është mbretëresha e sporteve.