“Keni palestra dhe shkolla europiane”/ Rama në Kamëz: Prindërit tuaj as nuk i imagjinonin këto që keni ju sot
Edi Rama nga Kamza: Historia e këtij parku është si historia jonë. Ky park ishte si Shqipëria kur e morëm ne. Ka shumë punime që janë mbjellë por ka akoma punë që duhet të vazhdojë deri sa të arrijmë objektivat tona. Por dua t’iu them diçka konkrete që janë të rëndësishme për kombin tonë me hyrjen në BE. Ajo pasaporta nuk është thjesht një dokument udhëtimi që ka ngjyrë tjetër, është diçka krejt tjetër. Kjo pasaporta këtu është një status i ri për shqiptarët. Me atë që kemi sot, në hyjmë në çdo kufi të BE-së, ne hyjmë në një korridor tjetër dhe fillojnë: Kur do shkosh? Sa lek ke? Dhe kur do ikësh? pa u futur akoma. Kjo ndodh sepse ne kemi vetëm liri vizite, jo qëndrimi. Më këtë pasaportën e re jeni qytetarë të barabartë me bashkëmoshatarët tuaj në Francë, Gjermani, Itali etj. Sot nëse doni të studioni në BE, jeni të huaj. Duhet të pranoheni në kuotat e huaja, nuk kërkoni dot punë sepse nuk keni leje. Duhet të kërkoni azil ose duhet të rrini fshehtas. Ndërkohë që më këtë pasaportën e re mund të shkoni ku të doni, të rrini ku të doni, të punoni apo studioni ku të doni. Pra Europa bëhet pa ekzagjerim si Shqipëria. Te shkosh në Itali apo Gjermani bëhet njësoj si të shkosh në Dibër apo Shkodër. Vetëm kaq sikur të jetë 11 maji, mendoj që është e mjaftueshme të vendosni nëse do votoni dhe pastaj besoj është shumë e qartë se kë duhet të votoni. Ndaj ju edhe moshatarët tuaj sot kanë zërin por edhe pushtetin të vendosin se kush do të rrijë këtu dhe kush jo. Juve ju ra bixha që në shkollë se keni ekip kampion në volejboll e basketboll se keni palestra. Prindërit tuaj dhe ata që s’janë bërë prindër akoma nuk i imagjinojnë dot këto palestra dhe shkolla si këto të Kamzës që janë europiane, po jo si çdo shkollë në Europë, por si shkollat më të mira europiane. Tani ju a mund ta imagjinoni se ata të kënetës që i lanë në baltë prindërit tuaj ta mbështesin Kamzën aq sa e mbështesin ne. Ata dinë vetëm Noc Rrokun se me kanë dëgjuar mua që e përdor dhe e përdorin dhe ata tani. Po do i’ua bëjmë një prezantim me Nocin me 12 maj, por kjo është një temë tjetër.