Balliu: Programi ynë siguron rrogë mesatare 1200 euro dhe uljen e çmimit të energjisë

Kandidati për deputet i Koalicionit për Shqipërinë Madhështore Klevis Balliu shkruan në Facebook se qytetarët janë tanimë të qartë se Edi Rama në çdo dalje ka për mision vetëm të mashtrojë.

Balliu: Në njësinë 3 me qytetarët, askush si beson më mashtrimet e hajdut Ramës. Në takimet me qytetarët në njësinë 3, jo vetëm shpalosëm programin tonë, të cilin qytetarët e mbështesin masivisht. Por si në çdo njësi tjetër, qytetarët ishin tanimë të qartë se Edi Rama në çdo dalje ka për mision vetëm të mashtrojë.

Programi jonë për rritjen e rrogës minimale në 500 euro dhe rritjen e rrogës mesatare në 1200 euro si dhe ulja e çmimit të energjisë nga 24 lek në 7 lek kilovati janë vetëm disa nga pikat të cilat sjellin një lehtësim në xhepin e qytetarëve. Bashkë për ndryshimin. Bashkë për Shqipërinë Madhështore