Situata ekonomike/ Muço: Norma e këmbimit fleksibël, varet nga oferta

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço në një intervistë në Ora Neës u shpreh se norma e këmbimit është fleksibël dhe që varet nga oferta.

Muço: Sektori bankar në Shqipëri është një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë dhe me performancën më të lartë apo edhe më të sigurtët njëkohësisht në sektorin financiar.

Aktualisht operojnë në tregun shqiptar rreth 11 banka dhe në vitet e fundit është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme pjesa e raportit apo e reduktimit të kredive të këqija.

Ajo që vihet re nga analizat nxjerr në pah aspektet pozitive sigurisht por që ato që kërkon dmth që të marri masa sektori bankar janë kreditë e mëdhaja të përqëndruara në subjekte juridike.

Është vënë re që bankat  herë pas here kanë vuajtur nga ato kreditë nga ekspozimet tek kreditë e mëdha tek vetëm një grup i vetëm.