Shporta më e shtrenjtë, eksperti i Ekonomisë: Indeksimi i fundvitit u zhbë brenda 3 muajve me rritjen e çmimeve

Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur me ngadalë, ndërsa qeveria ndëmori një ndërhyrje duke bërë një indeksim të pagave dhe pensioneve.

Por eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, shprehet se ky indeksim u zhbë brenda 3 muajve të parë të vitit ku viher re një rritje galoponte e çmimeve të produkteve të shportës.

Teksa tha se inflacioni i ekonomisë deklarohet se është në masën e 2.2 për qind, Sefa tregoi që kjo përqindje është e lartë në shumicën e produkteve të shportës, por që mbahet e fshehur nga treguesit e tjerë ekonomikë.

Por tha ai, kjo ka sjellë shtrenjtimin apo pamjaftueshmërinë e përballimit të blerjes nga qytetarët shqiptarë.

Nga ana tjetër, Sefa tregoi se fatkeqësisht kemi një organizim oligopoli të tregtisë së produkteve ushqimore, që do të thotë se tregtia me shumicë është e përqendruar në pak duar dhe janë këta të fundit që drejtojnë rritjen e çmimeve në vend.

Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë vëren se në këtë periudhë fushate elektorale është vënë re ulja e kontrollit nga ana e strukturave të shtetit në terren, ç’ka ka sjellë dhe skandale të njëpoasnjëshme sa i përket produkteve ushqimore që tregtohen apo konsumohen në Shqipëri.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E EKONOMISË ERGIS SEFA