BANKA TË SIGURTA! FMN: Kaluan stres testin, kujdes për kreditorët e mëdhenj

FMN ka vlerësuar pozitivisht bankat në shqipëri duke theksuar se reformat në një dekadë kanë sjellë institucione të forta kapitale. Ulja e fortë e kredive të këqia dhe rritja e fondeve të sigurisë shihen pozitivisht nga fondi monetary. Megjithatë kërkohet të mbahen nën vëmendje kreditë e mëdha dhe mungesa e tregut të bonove konsiderohet si pikë reform që duhet realizuar

Një dekadë pas vlerësimit të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka testuar qëndrueshmërinë e sektorit bankar shqiptar dhe ka zbuluar përmirësime të mëdha, por edhe disa rreziqe që nuk duhen nënvlerësuar.

Raporti tregon se kreditë me probleme kanë rënë ndjeshëm – nga gati 25% në vitin 2014, në më pak se 5% në fillim të këtij viti. Më tej shtohet se institucionet financiare janë më fitimprurëse dhe me kapital të fortë, ndërsa ulja e aksionerëve të huaj ka minimizuar dhe rrezikun nga kriza jashtë Shqipërisë.

Kapërcimi pa probleme i situatës së krijuar pas tërmetit të vitit 2019, pandemisë covid 19 dhe ndikimit në tregjet botërore të agresionit rus në Ukrainë, i ka dhënë një tjetër vlerësim pozitiv.

Rreziku më i madh, sipas FMN-së, vjen nga ekspozimi i lartë i bankave ndaj borxhit të shtetit shqiptar, si dhe mungesa e një tregu të zhvilluar për bono.

Megjithatë më tej shtohet se bankat kanë përballuar mirë stress testet si dhe kanë rritur më tej fondin e garancisë për të përballuar situatat e ndryshme. Por me vëmendje kërkohen të shihen kredimarrësit e mëdhenj.

Edhe pse sistemin shqiptar e rendit ndër më të mirët FMN bën shton nevojën për forcim të mëtejshëm të mbikëqyrjes financiare dhe zhvillim të tregjeve të kapitalit

KREDITË E KËQIJA

Në 2015  - ishin 25%

Në 2024 - ishin 5 %