VIDEO/ Ndodh në Shtëpinë e Bardhë/ Zv.presidenti JD Vance thyen trofeun…

Moment i sikletshëm në Shtëpinë e Bardhë gjatë ceremonisë së nderimit për Buckeyes të Ohio State, kampionë në futboll midis kolegjeve.

Ndërsa skuadra prezantoi trofeun prestigjioz të Kampionatit Kombëtar të play-off-it, zv.presidenti J.D. Vance u përpoq ta ngrinte atë, por baza e rëndë i rrëshqiti nga dora, duke e shkatërruar trofeun.

“Unë nuk doja që askush pas Ohio State ta fitonte trofeun, kështu që vendosa ta thyej atë,” shkroi Vance në X, pasi videoja u bë virale në internet.