''Putin, Zelensky e Biden, fajtorë për miliona vikti*a''/ Trump paralajmëron propozime të reja për Rusi-Ukrainë

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se paraardhësi I tij Xho Biden, kreu Kremlinit Vladimir Putin dhe lideri i Kievit, Volodimir Zelensky janë bashkëpërgjegjes për miliona viktima sipas tij në luftën Rusi-Ukrainë. 

Ai paralajmëroi propozime të reja për paqe, por nuk dha detaje
Donald Trump tha se presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ndan përgjegjësinë me presidentin rus Vladimir Putin për “miliona njerëz të vdekur”  nga lufta mes dy vendeve fqinje.

Presidenti i SHBA, bëri këtë koment gjatë një takimi me presidentin e El Salvadorit në Shtëpinë e Bardhë, duke iu përgjigjur gazetarëve.

“Kur nis një luftë, duhet ta dish që mund ta fitosh,” tha Trump, duke fajësuar gjithashtu edhe ish-presidentin amerikan Joe Biden për konfliktin tashmë në vitin e katërt.

Deklaratat vijnë reagimeve të ashpra që pasuan sulmin më vdekjeprurës të këtij viti ndaj civilëve ukrainas nga Rusia në qytetin Sumy të dielën

 “Miliona të vdekur për shkak të tre njerëzve,” tha Trump

 “Le të themi Putin i pari, pastaj Biden që s’e kishte fare idenë se ç’po bënte, dhe Zelensky”, shtoi kreu I Shtëpisë së Bardhë.

Por edhe pse Trump foli për miliona viktima, sipas vlerësimeve, qindra mijëra njerëz janë vrarë ose plagosur në të gjitha palët që prej nisjes së agresionit të plotë të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Duke vënë në pikëpyetje kompetencën e Zelenskyt, Trump tha se “Ai gjithmonë kërkon të blejë raketa.”

 “Nuk nis luftë kundër dikujt 20 herë më të madh se ti dhe pastaj shpreson që të të japin raketa”, vijoi presidenti I SHBA.

Marrëdhëniet mes Trump dhe presidentit ukrainas kanë qenë të tensionuara që pas një përballjeje të ashpër në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.

Zelensky në anën tjetër I bëri thirrje kreut të Shtëpisë së Bardhë që të vizitojë Ukrainën para cdo vendimi për negociatat me qëllim ndalimin e luftës.

Presidenti I SHBA, këmbëngul se dëshiron të “ndalë vrasjet” dhe sinjalizoi se do të paraqiste së shpejti disa propozime, por nuk dha më shumë hollësi për strategjinë.