Donald Trump paralajmëron tarifa për produktet farmaceutike

Presidenti i SHBA paralajmëron tarifa ndaj barnave, duke zgjeruar luftën tregtare globale dhe synuar kthimin e prodhimit në vend.

Këto masa vijnë si pjesë e një strategjie më të gjerë që përfshin edhe tarifat për teknologjinë dhe automobilat, në një kohë kur tensionet tregtare me Kinën janë në rritje.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar tarifa të reja, këtë herë për produktet farmaceutike, duke zgjeruar më tej frontin e luftës tregtare globale që nisi

Trump tha se se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të varen më nga barnat e prodhuara në vende si Kina apo Irlanda, si një mesazh të qartë për rritjen e taksave.

“Duke shtuar se tarifat  për këto produket  do të ndihmojnë në kthimin e prodhimit të barnave në tokën amerikane.

“Sa më të larta të jenë tarifat, aq më shumë do të investojnë në Amerikë,” deklaroi ai.

Trump vuri në dukje se “sa më të larta të jenë tarifat, aq më shumë do të investojnë në Amerikë”, duke iu referuar kompanive farmaceutike.

Këto masa vijnë pasi Trump ka vendosur tashmë tarifa 25% për automjetet e importuara dhe pritet të vendosë tarifa shtesë për pjesët e makinave në fillim të muajit maj.

Ndërkohë, prodhuesit amerikanë të makinave, si General Motors dhe Ford, përfituan nga përjashtime të përkohshme dhe panë aksionet e tyre të rriten pas njoftimit.

Nderkohe Administrata Trump nuk ndalet me kaq, pais po godet gjithashtu edhe sektorin e teknologjisë.

Megjithëse produktet si telefonat inteligjentë dhe laptopët u përjashtuan përkohësisht nga tarifat ndaj Kinës, presidenti ka paralajmëruar se këto përjashtime mund të jenë afatshkurtra.

Javën e ardhshme pritet shpallja e tarifave për gjysmëpërçuesit pra cipat një komponent kyç për teknologjinë moderne.

Sekretari i tregtisë, Hoëard Lutnick, paralajmëroi se brenda dy muajve do të vendosen tarifa të fokusuara për telefonat, kompjuterët dhe barnat kritike, duke e kthyer sektorin farmaceutik dhe teknologjik në objektiv të drejtpërdrejtë të politikave tarifore.

Si kundërpërgjigje, Kina ka rritur tarifat për produktet amerikane në 125%. Të dyja palët mbeten të pozicionuara fort në një përplasje tregtare me ndikim të gjerë global.

Në këtë betejë tarifash, konsumatorët dhe bizneset janë ata që e ndiejnë më shumë peshën e luftës ekonomike.