I burgosuri pa faj nuk do lirohet/ El Salvadori thotë se nuk do të rikthejë të deportuarit nga SHBA
Kilmar Ábrego García-n, I cili përfundoi gabimisht sikur të ishte një emigrant I paligjshëm në burgun e të deportuarve në El Salvador nuk do të lirohet.
Presidenti Nayib Bukele e bëri këtë të ditur gjatë një takimi të hënën në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump.
Ky i fundit e quajti një partneritet të rëndëisshëm dhe tha gjithashtu se donte të dëbonte disa kriminelë të dhunshëm, të cilët janë shtetas amerikanë në burgjet e Salvadorit.
“Kemi kriminelë që shtyjnë njerëzit në metro, që godasin zonjat e moshuara në pjesën e pasme të kokës me shkop bejsbolli kur ato nuk shikojnë, që janë përbindësha absolutë”, u tha Trump gazetarëve.
"Unë do të doja t'i përfshija ata në grupin e njerëzve për t'i larguar nga vendi, por do të më duhet të risdhikoj ligjet për këtë, se sa e mundur është.
238 venezuelianëve dhe 23 salvadorianëve u deportuan javën e shkuar në burgun famëkeq.
Të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio tha se 10 anëtarë të tjerë të atyre që i quajnë banda të trafikut të emigrantëve të paligjshëm por jo vetëm MS-13 dhe Tren de Aragua janë dërguar atje.
Këto të fundit janë përcaktuar si organizata të huaja terroriste nga Trump.
Gjykata e Lartë e SHBA ka folur me gjuhë kritike kundër presidentit amerikan dhe vendosi javën e kaluar se administrata duhet të mundësojë kthimin e të riut që e gjeti veten në burgun e El Salvadorit pa shkak.
Qeveria e SHBA ka pranuar se Ábrego García u deportua për shkak të një gabim administrative, por pavarësisht kësaj ai po vuan dënimin.
