Shtëpia e Bardhë kërkon shkurtimin e buxhetit të Departamentit të Shtetit me 50%

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka propozuar shkurtimin e buxhetit të Departamentit të Shtetit me gati 50%.

Përveç kësaj, ajo ka kërkuar mbylljen e disa misioneve diplomatike jashtë vendit, reduktimin drastik të numrit të zyrtarëve diplomatikë dhe eliminimin e fondeve për pothuajse të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, shumë prej agjencive të saj si edhe selinë e saj të NATO-s.

Gjithçka është raportuar nga mediet amerikane duke cituar zyrtarë të administratës që kërkuan të mbeteshin anonimë.

Propozimi, i paraqitur në Departamentin e Shtetit javën e kaluar dhe ende në një fazë shumë paraprake, nuk pritet të marrë miratimin as nga udhëheqja e Departamentit dhe as nga Kongresi, i cili do të thirret për të votuar për të gjithë buxhetin federal në muajt e ardhshëm.

Por, ai siguron një tregues të prioriteteve të administratës Trump dhe përkon me shkurtimet masive të vendeve të punës dhe financimit në të gjithë qeverinë federale, nga Departamenti i Shëndetësisë në Departamentin e Arsimit dhe Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).