Sot vendosen dy gjysëmfinalistët e parë të Championsit/ Barcelona e PSG një hap larg kualifikimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2025, 09:12
Sonte rikthehet Champions League me dy duelet e kthimit për çerekfinalet që luhen në orën 21:00.
Pas një goleade që thuajse i kualifikoi që në aktin e parë, Barcelona e pandalshme udhëton drejt Dortmundit, për të sfiduar në shtëpi gjermanët në dizavantazh dhe për të finalizuar një rrugëtim spektakolar.
PSG-ja me një epërsi bindëse dhe më të motivuar se kurrë, luajnë në aktin e dytë dhe vendimtar me Aston Vilën në shtëpinë e tyre, me një mision të qartë, kualifikimin për në gjysmëfinale.
