E rëndë në kthesën e Babrrusë, përplasen makinat ndërron jetë një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 10:54
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në kthesën e Babrrusë, përgjatë segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga përplasja është regjistruar një viktimë.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe për të menaxhuar situatën.
