Sa vlen tërheqja e Trump tani? Zonja: Humbja e besimit të aleatëve është shumë e rëndë për SHBA-në
Ndërsa presioni ekonomik dhe politik u bë i padurueshëm, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në media sociale se do të pezullonte për 90 ditë tarifat e larta tregtare për shumicën e vendeve, duke përjashtuar Kinën.
Por sa vlen tani një vendim i tillë në raport me dëmin ekonomik të shkaktuar?
Gazetari Sebastian Zonja në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se nisi një luftë tregtare dhe rendi ndërkombëtar iu përgjigj kësaj.
“Kjo situatë rrezikon një lloj stad-flacioni dhe ky është i rrezikshëm, sepse rritja ekonomike është konstante ndërkohë ti ke një rritje të çmimeve dhe inflacionit.
Po flasim për një problem të brendshëm të ekonomisë amerikane, e cila është në nivelin 20-24, apo 25 % e ekonomisë botërore dhe pyetja është çfarë ka ndodhur, kur kjo peshë ekonomike ka qenë që në vitet 80-të.
Nuk mund të fshikullosh ti gjithë botën për shkak interesave të një presidence apo për çështje të disa interesave momentale. Dhe çështja këtu është nëse e keni problemin me Kinën, ne jemi aleatët, po ne pse duhet të hyjmë në këtë betejë?!.
Humbja e besueshmërisë nga aleatët për mendimin tim është shumë e rëndë”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij gazetari Sebastian Zonja.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN SEBASTIAN ZONJA

