Të jetosh me Akondroplazi/ Familjet e të prekurve përballen edhe me vështirësi të mëdha ekonomike dhe sociale
Të jetosh me Akondroplazi, që është forma më e përhapur e xhuxhizmit në Shqipëri nuk është aspak e lehtë.
Përtej përballjes me sfidat fizike, mungesa e mbështetjes shtetërore e bën më të vështirë jetën për këto familje.
Përtej aspekteve fizike dhe sfidave të përditshme që kjo gjendje sjell tek individi, familjet e tyre përballen edhe me vështirësi të mëdha ekonomike dhe sociale.
Zef Gjeta, pedagog i Shkencave Bujqësore pranë Universitetit Bujqësor, thekson rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe sigurimit të trajtimeve të duhura për këtë kategori.
Aktualisht, shumë prej trajtimeve që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës për personat me Akondroplazi i janë të paarritshme financiarisht për shumicën e familjeve shqiptare.
Ndërsa gjeta thotë se edhe ndihma që ofrojnë bashkitë është i pamjaftueshëm.
Teksa shpreson për një përmirësim pedagogu apelon për ndërgjegjësimin e shoqërisë.

