Gjoka: Duhet të kthehet minimumi 10% i rimbursimit të TVSH-së drejtpërdrejtë tek fermeri

Kryetar i Industrisë së Bimëve Aromatike dhe Mjekësore, Filip Gjoka në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se duhet të kthehet 10% i rimbursimit të TVSH tek fermeri.

Gjoka: Nuk është e mjaftueshme për vetë situatën ku është sot të kostove, të fuqisë punëtore që është rrit, të pesticideve.

Duke parë një sërë kostosh ne na bëjnë të pabarabartë qoftë me Kosovën që e kemi fqinj.

Me Maqedoninë e Veriut nuk konkurrojmë dot dhe as me Serbinë.

Unë kam bërë thirrje që duhet ndryshuar kjo skemë.

Duhet të kthehet minimumi 10% i rimbursimit të TVSH drejtpërdrejtë tek fermeri.