Subvencionet në bujqësi/ Kuçi: Ja kur hapen aplikimet për fermerët, do kryhen online në e-albania

Drejtorja e Përgjithshme në AZHBR, Ardita Kuçi në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se aplikimet për subvencionet për fermerët do hapen më 14 prill.

Kuçi: Për masat e financimit në bujqësi për vitin 2025 është miratuar që prej muajit mars të këtij viti por udhëzimi i përbashkët i ministrsisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave ka përcaktuar kriteret dhe mënyrën e aplikimit si dhe datat.

Për vitin 2025 aplikimet do të çelen në datën 14 prill, pra ditën e hënë në orën 8:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin deri në datën 30 maj.

Aplikimet do të kryhen online në portalin e-albania dhe do të jenë të hapura për këtë periudhë prej 1 muaji e gjysëm ku fermerët këtë vit ndryshe edhe nga vitet e tjera kanë më shumë kohë dhe afat në dispozicion për të kryer aplikimet e tyre pasi është rreth një muaj e gjysëm në mënyrë që ata të plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e plotë dhe sa më herët të plotësohen këto dokumenta të nevojshëm aq më herët ne kryejmë kontrollet tona administrative dhe fermerët paguhen më në kohë.