Aleanca për Shqipërinë Madhështore HAP FUSHATËN! Krah Berishës dhe strategu i Trump, LaCivita!

Aleanca për Shqipërinë Madhështore HAP FUSHATËN e saj zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur strategun e fitores së Donald Trump në SHBA, Chris LaCivita në Sheshin Nënë Tereza në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha ka prezantuar LaCivita me ‘Korridorin e Kujtesës’, aktivitet simbolik i Departamentit Brain Gain, ku ndërthuren elemente vizuale si video, foto dhe banera për të kujtuar arritjet e PD.

Përmes këtij korridori do të thyhet “muri i propagandës” dhe qytetarëve do t’u kujtohet roli i PD në ndërtimin e Shqipërisë moderne.

Aleanca për Shqipërinë Madhështore HAP FUSHATËN! Krah

Ndërkaq ceremonia e hapjes së fushatës ka nisur me himnin Kombëtar e më pas me prezantimin e 183 kandidatëve të koalicionit opozitar.

Lajmi në përditësim...