''Në 12 maj, Shqipëria do gdhihet e mbuluar me rozë'', Rama: Sot kemi pjesëmarrjen më të lartë të grave në kabinetet qeveritare

Nga takimi me gratë dhe vajzat, kryesocialisti Edi Rama tha se vite më parë në takimet që zhvilloheshin nuk kishte gra dhe vajza.

Ai tha se qeveria është në 5-shen e parë të klasifikimit për pjesëmarrjen më të lartë të grave në kabinetet qeveritare.

''Para disa vitesh nuk kishte asnjë grua dhe asnjë vajzë në takime, ajo që e bënte dëshpëruese takimin e këtij lloji ishte përgjigja e pyetjes sime pse s’ka asnjë grua këtu.

Kur ata nuk reagonin shtoja edhe pyetjen tjetër po në shtëpi kush kujdeset për, ju vetë për veten tuaj.

Imagjino sikur të gjitha ju të iknit nga Shqipëria, për pak kohë, kur të ktheheshit ky vend do ishte i mbushur me burra me mjekëra dhe me flokë të gjata, të palarë rrugëve.

Në atë kohë parlamenti nxinte nga burrat dhe qeveria e sapo formuar kishte një grua. Po në këtë parti nisi një revolucion gjinor duke e rritur pjesëmrrjen e vajzave dhe grave në parti.

Raporti burra- gra në rolë drejtues u shtri në listat e këshillave bashkiak dhe më pas në kuvend, qeveria jonë është në 5-shen e parë të klasifikimit për pjesëmarrjen më të lartë të grave në kabinetet qeveritare’.

Mbështetjen kuptimplotë prekëse dhe inkurajuese të pjesës më të ndjeshme të pjesës më të arsyeshme, më të sakrifikuese të popullit shqiptar, që janë gratë dhe vajzat nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër.

Mbështetjen e burrave dhe të djemve të cilën e çmoj shumë siç çmoj çdo shqiptar që na mbështet. Por mes dy palëve unë zgjedh padiskutim nënat bijat dhe motrat.

Ndaj edhe sot në Ditën e Rënies së gongut të fushatës zyrtare zgjedhore nuk mund ta nisnim këtë etapë me gratë dhe vajzat që duke e njohur nga brenda organizimin e PS mendoj që mund të quhen me plot gojën komandot…Duke ju falënderuar për punën fantastike që keni bërë të gjitha bashkë, në të gjithë territorin e Shqipërisë të flamurit të fitores tonë.

Ai flamur që ju keni qëndisur me shumë durim zonë më zonë, do ta mbulojë të gjithë hartën elektorale të 11 majit dhe në mëngjesit e 12 majit Shqipëria do të gdhihet e gjitha e mbuluar me rozë, që është ngjyra e grave dhe vajzave, por që është edhe ngjyra e PS. PS dhe fuqia e gruas nuk janë sot të ndërlidhura rastësisht”, tha Rama.