VIDEO/ Merr fund martesa Meta - Kryemadhi, kreu i PL-së i pranishëm në gjykatë

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi konsiderohen tashmë zyrtarisht të divorcuar.

Prej orës 10:30, në Gjykatën Civile të Tiranës u zhvillua seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Në këtë seancë paraprake, ku është parashikuar mundësia e pajtimit mes palëve, ka qenë i pranishëm edhe vetë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili prej tetorit 2024 është në burg për llogari të hetimeve nga SPAK.

Meta është shoqëruar nga qelia e 313 me forcat e Policisë së Burgjeve drejt gjykatës civile për të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm ligjor.

VIDEO/ Merr fund martesa Meta - Kryemadhi, kreu i PL-së i pranishëm

Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur personalisht në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.

Nderkaq pasi degjoi pretendimet e paleve, Gjykata vendosi zgjidhjen e marteses me çiftit Meta - Kryemadhi