FOTO+VIDEO/ "Po zbret sherifi në qytet" - Chris LaCivita jep mesazhet e para të fushatës: Kush është ‘bufi’ dhe kush është miu?

Kryestrategu i fushatës së opozitës, Chris LaCivita, arkitekti i fitores historike të Donald Trump, postoi një tjetër mesazh paralajmërues për Edi Ramën.

Pak përpara nisjes së fushatës elektorale, LaCivita shkruan se ‘sherifi po zbret në qytet’.

FOTO+VIDEO/ "Po zbret sherifi në qytet" - Chris LaCivita jep

Në mesazhin e tij, LaCivita thekson se komentuesit e kanë paralajmëruar Ramën se në qytet do vijë një sherif i ri.

Teksa poston reagimin e Ramës, LaCivita vendos edhe një bexh të sherifëve amerikanë.

 

Më herët, LaCivita postoi një video, duke pyetur se kush është bufi dhe kush është miu.

Në mënyrë indirekte, ai e krahason Ramën me miun, gjitarin e preferuar nga bufi.