Nis zyrtarisht fushata elektorale/ Kikia: Oferta më e mirë ndryshon qeverinë, në Shqipëri ndodh e kundërta
Analisti, Mentor Kikia në një intervistë në Ora News u shpreh se oferta më e mirë ndryshon qeverinë por në Shqipëri ndodh e kundërta.
Kikia: Padyshim që në zgjedhje qytetarët nëse largojnë qeverinë e konsiderojnë atë ose të paaftë ose të konsumuar ose të korruptuar.
Këto janë tre arsyet të cilat një popull voton për ta larguar qeverinë e tij.
Përgjithësisht qytetarët do duhet të votojnë alternativën më të mirë, pra edhe nëse ka një qeveri që ka arritur një rezultat dhe ka bërë progres vendi nën drejtimin e saj.
Por shikojmë një opozitë që ka një ofertë më të mirë, atëherë qytetarët vendosin ta zëvendësojnë qeverinë që kanë.
Për fatin e keq ne kemi votuar gjithmonë kundër, dmth kemi votuar për të larguar këtë qeveri që kemi sepse e kemi parë atë si të keqen më të madhe.
