VIDEO/ Chelsea mposht Legian në Varshavë dhe vulos kualifikimin… Ja rezultatet
Çerekfinalet e Conference League ka një fillim të mirë për Chelsean. Blutë e Londrës, favoritët për të fituar kompeticionin, mundën 3-0 Legia e Varshavës.
Një pjesë e parë e heshtur dhe një pjesë e dytë e tejmbushur. Chelsea mundi 3-0 Legia Varshavën në Poloni, duke vulosur vendin e saj në gjysmëfinale që në ndeshjen e parë.
Në atmosferën e zjarrtë të Varshavës, blutë i afrohen golit në minutën e 9-të. Nkunku ishte shumë pranë shënimit, me Chelsean që dominonte topin dhe u lejoi polakëve vetëm disa kundërsulme, por vetëm 0-0 në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Legia u përpoq të rezistonte, por fillimisht George (49’) dhe më pas Madueke e çuan në 2-0 rezultatin në minutën e 56-të. Do të ishte përsëri Madueke që në minutën e 74-të, do të shënonte dhe fiksonte fitoren 3-0. Nkunku (73’) humbi një penallti.
Legia e Varshavës ishte në gjendje shoku dhe u zgjua vetëm në minutën e 90-të, kur Jorgensen shmangu golin e ngushëllimit. Chelsea fiton 3-0 dhe “sheh” nga raundi tjetër.
Në ndeshjet e tjera të para çerekfinale të Conference League, nuk pati barazime. Fituan Betis, Fiorentina dhe Rapid. Ja rezultatet e arritura:

