VIDEO/ Legia-Chelsea nis me dy gola të shpejtë pjesa e dytë

Liga e Konferencës dhuron sot përballjen e parë çerekfinale mes Legias së Varshavës dhe Chelseat, në një duel që sheh anglezët dukshëm favoritë për kalimin në gjysmëfinale të turneut.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën anglezët realizuan dy herë në minutat 49′ dhe 57′.

Fillimisht realizoi talenti 19-vjeçar, Tyrique George.

ndërsa më pas ishte radha e Noni Madueke për të gjetur rrugën e rrjetës duke bërë gjithçka më të lehtë për “blutë”.