Wesley Sneijder: Golat e Rice? Normale, është e lehtë ta bësh atë kthesë...
Declan Rice shkëlqeu duke shënuar dy gola nga gjuajtjet e lira në fitoren 3-0 të Arsenalit ndaj Real Madridit, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Para këtij dygolëshi, mesfushori anglez nuk kishte asnjë gol... nga gjuajtjet e lira direkte.
Dy golat e Rice morën shumë lavdërime, por jo të gjithë ishin të bindur, siç është rasti i Wesley Sneijder, ish-lojtar ndërkombëtar holandez.
"Unë nuk mendoj se këto dy gjuajtje ishin kaq të jashtëzakonshme.
Mund të duket e çuditshme, por është shumë e lehtë të bësh atë kthesë nëse e di si të gjuash... dhe unë e di gjithçka," tha ai në një intervistë për Ziggo Sport.
"Për mua, golat nuk ishin asgjë jashtë botës.
Së pari, Courtois bëri një gabim duke vendosur barrierën, prisja që të ishte Saka që të gjuante me këmbën e majtë.
Një lojtar me të djathtën nuk mund të ketë kaq shumë hapësirë.
Është shumë e lehtë për një lojtar me të djathtën.
Në golin e dytë, Courtois bëri një hap për të djathtën dhe kur e kuptoi që topi po shkonte për te shtylla e tij, ishte shumë vonë.
Ai besoi te barriera dhe bëri një gabim," shtoi ai.