Donald Trump paralajmëron Kinën: Kemi ar*ët më të fuqishme në botë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur poshtë shqetësimet për përshkallëzimin e luftës tregtare me Kinën përtej shkëmbimit të tarifave marramendëse, duke aluduar për një arsenal të "armëve më të fuqishme në botë".
Duke folur në Zyrën Ovale të mërkurën, ai tha se nuk ishte "i shqetësuar" për përshkallëzimin e konfliktit ekonomik me Kinën, duke e quajtur presidentin kinez Xi Jinping "një nga njerëzit më të mençur në botë".
"Nuk mendoj se ai do ta lejonte një gjë të tillë të ndodhte," tha Trump.
Ai shtoi se SHBA-ja është "shumë më e fuqishme nga ç'e kuptojnë njerëzit.
Ne kemi armë që askush as që e ka idenë çfarë janë, dhe janë armët më të fuqishme në botë.
Kështu që askush nuk do ta bëjë një gjë të tillë," u tha Trump gazetarëve.
