Ngjarja me Ilaria Sulën, dëshmitë e shokëve të autorit: Pas vr*sjes flirtoi me dy turiste polake! Ai është një përbindësh. Ja çfarë më bëri të dyshoja
Mediet italiane kanë zbardhur detaje të reja mbi vrasjen e 23 vjeçares Ilaria Sula me origjinë shqiptare. Shokët e autorit shtojnë se pas ngjarjes autori nuk pranonte të linte makinën vetë, çka shton dyshimet se në bagazh mbante trupin e pajetë. Po ashtu ai shfaqej i qet pas ngjarjes madje flirtoi me ty turiste polake, por dhe kërkoi lidhje të reja me një vajzë në instagram
Zbulime të reja kanë dalë në dritë mbi rastin tronditës të të vrasjes Ilaria Sula-s, 23-vjeçares me origjinë shqiptare. Ish-partneri i saj, Mark Samson, po ashtu 23 vjeç, i arrestuar dhe nën hetim për vrasje të qëllimshme dhe përpjekje për të devijuar hetimet, duket se edhe pasi e vrau të renë nuk nguroi të krijonte lidhje të reja.
Madje miqtë ngrenë dyshime se ai e mbante trupin e pajetë në bagazhin e makinës, të cilën nuk pranonte ta linte jashtë shikimit të tij. Një mik i tij i ngushtë, Maher Abouzeid, ka dalë publikisht me rrëfime që rëndojnë më tej pozitat e Samson.
Sipas dëshmisë së Abouzeid për Il Messaggero, ai e ka parë Mark-un një ditë pas vdekjes së Ilaria-s, në një gjendje të dyshimtë – me dorën e fryrë dhe të kuqe.
Samson kishte pohuar se kishte bërë sherr me dy djem afër shtëpisë së ish-it të tij, por miku beson se ajo ishte një gënjeshtër për të fshehur të vërtetën.
Ajo që ka ngritur dyshime të mëdha është fakti se Mark refuzoi kategorikisht të linte makinën e tij vetëm, edhe për pak orë, kur duhej të flinte te shtëpia e mikut.
“Nuk donte ta linte makinën të vetme për asnjë arsye. Ishte i tmerruar nga ideja që të ndaheshin prej saj,” deklaron Abouzeid. “Sot më tmerron ideja që ndoshta trupi i Ilaria-s ndodhej në bagazh gjatë gjithë asaj kohe.”
Pavarësisht se atë mbrëmje Samson u tregua i qetë dhe argëtohej me dy turiste polake, duke dhënë përshtypjen se po kërkonte një natë të zakonshme flirtimi, Abouzeid tani beson se ai po maskonte krimin e kryer.
“Atë natë më mashtronte si gjithë të tjerët,” – tha ai, duke theksuar se ndjehet i përdorur dhe i tronditur.
Disa ditë më vonë, më 31 mars, ai e takon sërish Mark-un, i cili ishte më i heshtur dhe i tensionuar. Ai i tregoi për denoncimin e zhdukjes së Ilaria-s që kishte bërë bashkë me prindërit e saj, dhe për një përballje të rëndë emocionale me ta në polici.
Po atë ditë, një histori e re u publikua në profilin e Instagram-it të Ilaria-s, ku shkruhej “Jam mirë dhe falënderoj të gjithë” – gjë që ka rritur dyshimet për manipulim të llogarive të saj nga ana e Samson.
Një tjetër detaj shqetësues ka të bëjë me kontaktet që Samson kishte në rrjete sociale para dhe pas krimit. Fanpage.it raporton se ai kishte kontaktuar disa vajza në Instagram duke u përpjekur të organizonte takime.
Një prej tyre rrëfen se refuzoi ftesën për të dalë me të dhe tani është e tronditur nga ideja që mund të kishte hipur në të njëjtën makinë ku u transportua trupi i pajetë i Ilaria-s. “Nuk dua ta mendoj as për një çast,” – ka thënë ajo.

