VIDEO/ PSG nuk lejon surpriza, mposht me përmbysje Aston Villa-n

Në “Parc des Princes”, PSG ka fituar 3-1 në ndeshjen e parë për çerekfinalet e Champions League ndaj Aston Villa-s.

Anglezët kaluan të parët në avantazh falë një aksion fantastik që u finalizua në mënyrën perfekte nga Morgan Rogers.

Avantazhi i anglezëve nuk zgjati shumë. PSG u kundërpërgjigj 4 minuta më vonë me supergolin e Desire Doue.

Vendasit e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke kaluar në avantazh me golin e bukur të Kvaratskhelia-s

Në minutat shtesë, PSG gjen dhe golin e tretë me Nuno Mendes. Një fitore e merituar e parizienëve, të cilët shkojnë të sigurt në ndeshjen e kthimit pas një jave në Angli.

Kujtojmë që fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e çiftit Barcelona-Dortmund, ku pas rezultatit të sotëm 99% do jenë katalanasit.