Ka reshje të dendura bore dhe luhet përtej Rrethit Polar Arktik, merret vendimi për ndeshjen Bodo/Glimt-Lazio

Takimi teknik mes UEFA-s dhe delegatave të Lazio dhe Bodo/Glimt, që u zhvillua këtë mëngjes, në orën 10:30, ka vendosur që ndeshja e pasdites, në orën 18:45, e vlefshme për çerekfinalevet e Europa League, do të zhvillohet normalisht.

Delegati i UEFA-s ka njoftuar se "nuk ka arsye për shtyrje" pas reshjeve të dendura të borës në qytetin norvegjez, i vendosur përtej Rrethit Polar Arktik, gjatë natës dhe mëngjesit.

Parashikimet meteorologjike tregojnë për një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike që nga pasditja.

Stadiumi ‘Aspmyra Stadion’ ka një sistem ngrohjeje të brendshëm, dhe para orës së fillimit të ndeshjes - kanë siguruar përgjegjësit e UEFA-s - kushtet e fushës do të jenë të tilla që do të mundësojnë zhvillimin e ndeshjes.