Inaugurohet “Vila 31 x Art Explora”/ Rama: Ish-rezidenca e një epoke të errët kthehet në një qendër inovative
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2025, 15:56
Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja morën pjesë në inaugurimin e Vila 31 x Art Explora.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ish-rezidenca e një epoke të errët është kthyer në një qendër inovative artistike dhe kulturore.
Ai shtoi se kjo qendër ka mirëpritur rezidentët e parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia e vende të tjera, duke sjellë një program kulturor të hapur për të gjithë: performanca, diskutime, punëtori, lexime dhe shfaqje filmash.
