VIDEO/ Do hetojë krimin zgjedhor në garën e 11 Majit, delegacioni i OSBE/ODIHR-it zbarkon në SPAK

Delegacioni i OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 11 Majit, ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. "Ora News" sjell pamjet e momentit kur ata hyjnë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. 

Kujtojmë që më 2 Prill, kur drejtuesi i misionit OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier mbajti një konferencë për mediat, u pyet edhe për për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit me SPAK për raportimin e shkeljeve.

Zannier tha se do të do të jetë bashkëpunues me autoritetet dhe metodologjia e tij do të mbështetet në stardardet e vendosura për vëzhgimin zgjedhor.