Anëtarësimi në BE përtej mandatit të ri 4-vjeçar, Andoni: Qëndrimi i PS-së, i tepruar. Jemi ende larg për Brukselin
Partitë politike po bëhen gati për çeljen e zyrtarisht të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Por si është klima politike në vend, teksa artikulimet e liderëve sa vijnë dhe ashpërsohen?
Analisti Ben Andoni në një intervistë për “Ora News” u shpreh se kapitalizmi i vizitës së shefes së Politikës së Jashtme në BE Kaja Kallas në Tiranë nga qeveria socialiste është pa i tepruar.
“Mesazhet e zonjës Kallas janë mesazhe që vijnë nga shikimi në terren i punës së bërë për hapat e mëtejshëm të integrimit.
Po ashtu edhe mënyra se si z. Rama iu drejtua gazetarëve është jashtëzakonisht e tepruar, sidomos kur në krah ke një zyrtare të lartë të BE-së.
Ai në një farë mënyre dëshmoi se vendimin e Brukselit e shikon se do ta marrë si pamje autoritare. Dhe qëndrimet e tij fshehin një ndjenjë infantile të tij përballë zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
Dhe të mos harrojmë se BE-ja është një nga sponsorët kryesore të Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera Ben Andoni.
NDIQNI ANALIZËN E PLOTË ME BEN ANDONIN

