Çela: Integrimi në BE, i paqartë. Mazhoranca për këtë arsye po e servir si kartë në fushatë
Analisti, Erlis Çela në një intervistë në Ora News u shpreh se mazhoranca po e servir kartën e integrimit në BE pikërisht për arsyen se që është e paqartë.
Çela: Mazhoranca është e detyruar të vijë me një qasje pak më të përgjithshme dhe deri diku edhe abstrakte për publikun siç është karta e integrimit në BE.
Sepse është një kauzë e madhe, është një çështje e madhe që ka shoqëruar pothuajse të gjithë tranzicionin shqiptar por nga ana tjetër është e pa detajuar dhe jo shumë konkrete.
Integrimi në BE nënkupton arritjen e disa standarteve dhe rritjen e mirëqënies së qytetarëve të cilat vijnë përmers reformave.
Mazhoranca pikërisht për arsyen që është e paqartë po e servir si kartë këtë dhe arsyeja është për të ofruar një premtim të madh të pakonkretizuar.
