"Allahu Ekber thonë ata që...", Ahmed Kalaja reagon pas deklaratës së Laertit

Laerti dhe Gjesti kanë pasur një përplasje të fortë ditën e djeshme me njëri-tjetrin në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Konkurenti nga Kosova i ka hedhur kryqin në pishinë aktorit Laert Vasili, veprim i cili ka bërë që aktori të reagojë ashpër.

Laerti është shprehur se ”Allahu Ekber thonë ata që presin koka“, duke iu referuar terroristëve.

Deklarata e banorit të BBV4 ka bërë që të reagoj edhe hoxha Ahmed Kalaja.

Ai ka kërkuar të merren masa ndaj tij nga produksioni, Komisioni Kundër Diskriminimit dhe Institucionet.