Pajtohen Elton John dhe Madonna! Pas dekadash tensionesh, dy ikonat e skenës ndërkombëtare kërkojnë falje

Madonna dhe Elton John pajtohen pas dekadash përplasje mes njeri tjetrin, ndërsa nuk dihet nëse do të këtë një bashkëpunimi muzikor në horizont. Në një rrëfim emocional në rrjetet sociale, Madonna shprehu se kërkimi i faljes e befasoi dhe e preku thellë

Ka qenë një nga përplasjet më të zhurmshme në historinë e muzikës pop një rivalitet i hapur që përfshiu fjalë të forta, deklarata të ashpra publike dhe një ndjesi zhgënjimi nga të dy palët.

 Por këtë fundjavë, Madonna dhe Sir Elton John vendosën t’i japin fund gjithë kësaj. Pas dekadash tensionesh, dy ikonat e skenës ndërkombëtare janë pajtuar.

Pajtimi ndodhi në prapaskenat e emisionit "Saturday Night Live", ku Elton John performoi disa këngë nga albumi i tij i ri. Madonna ishte aty, e vendosur për të përballur njëherë e mirë të kaluarën, ajo e takoi Eltonin personalisht.

Në një rrëfim emocional në rrjetet sociale, Madonna shprehu se kërkimi i faljes e befasoi dhe e preku thellë. "Prej adoleshencës kam qenë fanse e Elton John. Ai ka ndikuar në rrugëtimin tim si artiste," shkruan ajo. "Për vite me radhë më ka lënduar që dikush që e admiroja kaq shumë, fliste publikisht kundër meje."

Përplasja mes tyre nisi në fillim të viteve 2000, kur Elton

John hodhi akuza ndaj Madonnës për performanca jo të vërteta. Në një moment, ai tha se “kushdo që bën playback në skenë, kur publiku paguan për një koncert live, duhet të qëllohet”.

Madonna, megjithatë, i është përgjigjur gjithmonë me klas dhe diplomaci. Pas fitores së Golden Globe, ajo u shpreh se shpresonte që Elton John "të fliste me të në të ardhmen".

Pas më shumë se 20 vitesh tension, gjithçka duket se ka ndryshuar. Madonna zbuloi se Elton John jo vetëm që i kërkoi ndjesë, por gjithashtu i ofroi një këngë të shkruar posaçërisht për të dhe e ftoi për një bashkëpunim artistik.

Nga tensioni i hapur te fjalët e ndjera dhe premtimi për muzikë të re, Elton John dhe Madonna po tregojnë se arti është më i madh se egoja – dhe ndoshta, historia më e bukur e këtij viti në muzikë sapo ka nisur.