Kometa e re ndriçon qiellin pas Pashkëve! “SWAN25F” mund të bëhet e dukshme me sy të lirë

Një kometë e sapo zbuluar po premton një spektakël të rrallë në qiellin e natës pas Pashkëve. E njohur për momentin me emrin SWAN25F, ajo u zbulua së fundmi nga astrofili australian Michael Mattiazzo, i cili analizoi të dhënat e instrumentit Swan në bordin e sondës hapësinore Soho, tw NASAs dhe Agjencia Hapësinore Evropiane.

Sipas astrofizikanit Gianluca Masi, kometa është aktualisht e dukshme me teleskopë të vegjël amatorë dhe mund të bëhet e dukshme edhe me sy të lirë deri në fund të muajit prill. mund të shihet drejt verilindjes, mes yjeve të Pegasit, rreth orës 04:55 të mëngjesit, por për fat të keq ajo ngrihet pikërisht kur fillon agimi, gjë që e vështirëson vëzhgimin.

Kometa po lëviz gradualisht drejt veriut dhe pritet të zhvendoset nga qielli i mëngjesit në atë të mbrëmjes rreth datave 24-25 prill, kur do të bëhet më e lehtë për t’u vëzhguar në darkë.

Sipas të dhënave orbitale të deritanishme, SWAN25F do të arrijë pikën më të afërt me Diellin, rreth 1 majit, kur parashikohet të jetë e dukshme me sy të lirë. Ndërkohë, në 48 orët e fundit është vënë re një rritje e befasishme e ndriçimit.