Interi si Taylor Swift, ka qëndruar në 'The Charles' të Mynihut: Ja sa kushtuan dhomat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 16:07
Siç raporton Bild, Interi ka kaluar natën në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League kundër Bayern në një vend të jashtëzakonshëm: hotelin luksoz "The Charles" në Mynih, i vendosur midis stacionit qendror dhe Karlsplatz historik.
Ky është një hotel elegant me pesë yje që ka pritur shumë të famshëm ndërkombëtarë në të kaluarën, duke përfshirë edhe Taylor Swift, e cila qëndroi atje në verën e vitit 2024 gjatë turneut të saj triumfues evropian.
Çmimi i dhomave pasqyron prestigjin e strukturës: ato fillojnë nga rreth 500 euro për natë për një dhomë standarde, por gjatë periudhave të kërkesës së lartë, siç konfirmohet edhe nga gazeta gjermane, tarifat mund të kalojnë lehtësisht edhe në 1.300 euro.
