VIZITË MBRETËRORE NË ITALI! Charles dhe Kamila do të festojnë 20 vjetorin e martesës
20 vjetorin e martesës Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla kanë zgjedhur ta festojnë në Itali. Megjithatë, pritja në Vatikan nga Papa është anuluar për shkak të gjendjes shëndetësore të atit të shenjtë
Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë mbërritur në Itali për vizitën e tyre të parë zyrtare që nga ngjitja në fron. Çifti mbretëror zbriti në aeroportin Ciampino të Romës më 7 prill dhe u prit në rezidencën zyrtare të ambasadorit britanik në Itali, Villa Wolkonsky, ku pozoi për fotot e para zyrtare me një mesazh të ngrohtë:
“Me padurim presim të festojmë 20-vjetorin tonë të martesës në një vend kaq të veçantë dhe me njerëz kaq të mrekullueshëm”.
Më 9 prill, Mbreti do të takohet me Kryeministren Giorgia Meloni në Villa Pamphili dhe më pas do të mbajë një fjalim para Dhomave të Bashkuara në Montecitorio, duke u bërë sovrani i parë britanik që i drejtohet Parlamentit italian. Ndërkohë, një takim i planifikuar me Papa Françeskun është anuluar për shkak të gjendjes shëndetësore të Atit të Shenjtë.
Më 10 prill, çifti mbretëror do të udhëtojë në Ravenna për të përkujtuar 80-vjetorin e çlirimit të qytetit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë, Princ Harry ka mbërritur në Londër për të apeluar një vendim të Gjykatës së Lartë lidhur me të drejtën për mbrojtje të armatosur të financuar nga taksapaguesit. Nuk dihet nëse ai dhe babai i tij janë takuar, pavarësisht afërsisë së qëndrimeve të tyre në kohë.

