Fushatë edhe me integrimin, Çobani: Po duket sikur problemi i vetëm i shqiptarëve është anëtarësimi në BE

Analisti, Genc Çobani në një intervistë në Ora News u shpreh se kjo është një fushatë e zakonshme, pra një fushatë premtimesh dhe jo një fushatë zgjidhjesh.

Çobani: Duket sikur po përdoret për fushatë, por në të vërtetë nuk është se duket por po përdoret realisht për fushatë.

Sepse duket sikur problemi i vetëm i shqiptarëve tani qenka pikërisht anëtarësimi ose jo në BE.

Dhe për më tepër që bëhet fjalë për një periudhë kohore ende relativisht të gjatë.

Deri më 2030 bëhen gati 40 vjet që ne e kemi shprehur këtë aspiratë dhe nuk janë pak.

Nuk është se jemi kundër, pra qoftë edhe opozita qoftë edhe mazhoranca qoftë votuesit e tyre, nuk është se janë kundër hyrjes së Shqipërisë në BE.

Gjithë problemi është se çfarë do të sjelli kjo. Kjo duhet shpjeguar.

Për mua fushata duket një fushatë e zakonshme.

Pra fushatë premtimesh dhe jo fushatë zgjidhjesh.